http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur zgjedhim një destinacion turistik për të kaluar pushimet duhet të informohemi edhe për shërbimin shëndetësor që ofrohet në atë zonë. Shumë prej pushuesve në Durrës nuk e dinë që përgjatë vijës bregdetare ka ambulanca që qëndrojnë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Në fakt prezenca e autoambulancave në plazhe është një risi për këtë vit në qytet. Por jo vetëm, drejtori i shëndetit publik tregon se mjetet e urgjencës janë vendosur edhe në pika të tjera si tek Shkëmbi i Kavajës, Gjiri i Lalëzit dhe në plazhin e Ishmit, ku personeli mjekësor shërben me tre turne. Sezoni turistik ende nuk ka arritur në pikun e tij në Durrës. shumë pushues dhe turistë pritet që të mbërrijnë në fund të muajit korrik dhe gjysmën e parë të gushtit. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se kjo është edhe periudha kur shtohen rastet që kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha.