http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durrësi këtë fundjave ka ankoruar edhe kroçerën më të madhe nga Turqisë, me 1800 pushues në bor, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri.Bëhet me dije se pushuesit e kësaj kroçere nuk do të ndalen vetëm në brigjet e Adritatikut, por do të vazhdojnë turin e tyre në Tiranë, Krujë dhe Berat.Prezantimi i parë i turistëve ishte me të rinjtë e nismës ?Smile Albania? dhe vetëm Ministrin e Turizmit, Blendi Klos, i cili ishte i pranishëm në momentin e ankorimit dhe ambientet e kroçerës, me ftesë të kapitenit dhe agjensive turistike.
"Ne erdhëm të falenderojmë Krocerën e parë të nisur nga Turqia. Do të donim shumë të falenderonim kapitenin e krocerës së parë të ardhur nga Turqia të cilët vlerësuam Shqipërinë si destinacion të ri të cilët do ta frekuentojnë Shqipërinë për gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti dhe po ashtu me të rinjtë e projektit smile ne u përpoqëm ti ofronim buzeqeshjen të gjithë pasagjere e të ketij udhëtimi përveç shpjegimeve qe ju dhane te rinjte e projektit smile nje pjese kane sot ne Kruje nje pjese kane vizituar Tiranen dhe pothuaj te gjithe jane te surprizuar nga mikpritja shqiptare nga bukuria e vendeve turistike dhe po ashtu kane arritur qe te bindin dhe kolege te tjere dhe sidomos kapitenin dhe ekuipazhin e ri qe te vinin ne Shqiperi me kompanine etyre".Ndërkohë përfaqësuesit e kompanisë turistike janë shprehur se Shqipëria ështê përfshirëtashmë në vendet turistike për tu vizituar.