A1 Report - Elbasan, alarmi për ujin e pijshëm: Përmbajtje të lartë bakterologjike

Report TV 2015-08-22

Views 1

Uji i pijshëm nga puset e hapura në mënyrë individuale nga qytetarët në zonat rurale të Elbasanit, është i ndotur në nivele alarmante ku ka përmbajtje të lartë bakterologjike.

Ky alarm jepet nga ekspertët e fushës, të cilët në një diskutim të zhvilluar për këtë çështje kanë dalë në përfundimin se pas kryerjes së analizave të ujit në disa fshatra të Elbasanit uji nuk duhet të konsumohet.

Eksperti Arjan Cala, shprehet për A1Report se në fshatrat e njësive administravite të Mollas, Shirgjan dhe Papër të Bashkisë Elbasan, puset e ujit të pijshëm rezultojnë të hapura pranë grapave septike, kasollave të bagëtive, apo vende të tjera ku kontamini i ujit të pijshëm me ato të ndotura rezulton shumë i lartë.

Eksperti vijon më tej se edhe uji që konsumohet nga burimet përgjatë rrugës nacionale nga Labinoti deri në Librazhd përbën një tjetër rrezikshmëri. Sipas tij këto burime natyrore janë gjithashtu me ndotje të lartë bakterologjike.

Këto rezultate dhe të tjera që priten të publikohen në ditët në vijim u bënë publike gjatë prezantimit të raportit për monitorimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Elbasan.

Share This Video


Download

  
Report form