A1 Report - Durres, Haxhinasto e zyrtare te BB "Reformim rrjetit te ujit të pijshem"

Report TV 2015-08-22

Views 1

DURRES - Sistemi i rrjetit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të zeza ka nevojë për një reformë të thellë të mbështetur në shtrirje të qëndrueshme dhe gjeografike. Kështu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi që është shvilluar sot në Durrës me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, në fokus të të cilit ishtë projekti për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Durrësit.

Zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropësn dhe Azinë Qendrore, Laura Tuck, pasi është njohur me funksionimin e impiantit të ujërave të zeza dhe situatën e furnizimit me ujë, tha se projekti i ri për ujin e pijshëm do të jetë një investim mjaft i rendesishëm.

Projekti i Bankës Botërore përveç ndërtimit të linjës së re të ujit të pijshëm, parashikon edhe rehabilitimin e gjithë zonës së plazhit dhe Durrësit për kanalet sekondare dhe terciale. Ai parashikohet të përfundojë në vitin 2018.

Share This Video


Download

  
Report form