A1 Report - Haxhinasto intervistë për A1 Report, në shtator nis reforma e ujit të pijshëm

Report TV 2015-08-31

Views 1

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në një intervistë për A1 Report, flet për reformën e rëndësishëm në Ujësjellës Kanalizime, që do të fillojë në muajin shtator. Humbja ose mos pagesa e 67 % të ujit të prodhohet, sipas ministrit e bën të domosdoshme një reformë të thellë, që parashikon edhe përzgjedhjen e drejtuesve me kritere mjaft të forta.

?Reforma në ujësjellës kanalizimi, është reformë që do fillojë në shtator, është përgatitur paketa e plotë ligjor dhe institucionale. Kjo reformë do ofrojë shërbim shumë më cilësore për sa i përket cilësisë dhe aksesit në ujin e pijshëm. Do ketë një riorganizim institucional për sa i takon përgjegjësive që i takon aspekteve të ndryshme të ujësjellës kanalizimeve. Do ketë riorganizim të përzgjedhjes së menaxhimit dhe monitorimit të këtyre ndërmarrjeve. Proces transparent i filtrimit dhe përzgjedhjes së drejtuesve të këtyre ndërmarrjeve, sipas kritereve shumë rigoroze. Dhe besoj kjo reformë do sjellë një performacë shumë më të mirë se sa sot, një sektor shumë problematik, ku 67 % e ujit të prodhuar humbet, keqadministrohet ose nuk paguhet. Dhe besoj se nga kjo reforme do të përfitojë qytetari. Do të krijon mundësi për investime te reja, dhe për të arritur atë pjesë të qytetarëve që nuk kanë mundësi.?-tha Haxhinasto. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/haxhinasto-67-e-ujit-t--pijsh-m---humbet-n--shtator-nis-reforma-311647.html#sthash.P00C5Egn.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form