A1 Report - “Lutja e Paqes”, Konferenca e 28 ndërkombëtare nis më 6 shtator

Report TV 2015-09-04

Views 1

Dy ditë para nisjes së takimit të 28-të Ndërkombëtar të Paqes që do të zhvillohet në Tiranë më datën 6,7 dhe 8 shtator ministri i Mirëqenies Sociale, Bledi Klosi ka dhënë disa detaje të këtij aktiviteti.

Klosi nënvizoi se ky aktivitet do të jetë i paqtë për të gjithë qytetarët ndërsa të gjitha temat e bisedimeve do të përgatiten në dosje si material dhe do të përdoren edhe në institucionet arsimore.

?Aktiviteti do të zhvillohet në një atmosferë të qetë që mendon vetëm për paqen ndërsa Shqipëria është vend i paqes. Për 3 ditë në Shqipëri do të jenë të ftuar 4000 persona të cilët do të marrin pjesë në këtë aktivitet. Ky aktivitet do t?i ofrojmë mundësi të shkëlqyer studentët shqiptar ku për tre ditë të ndjekin këtë aktivitet në mënyrë të thjeshtë të realizuar nga komuniteti Sant?Egidio?, përfundoi Klosi.

?Lutja e Paqes? organizohet nga komuniteti Sant?Egidio në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form