TIRANË- Abuzuan me lejet shpërblyese për të dënuarit Ministria e Drejtësisë kallëzon penalisht 11 ish-zyrtarë të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Ndër personat e paditur për janë 3 ish-drejtues të burgut të Lushnjës, 2 në burgun e Rrogozhinës, një në burgun e Korçës 2 në burgun e Fushë-Krujës dhe 2 zyrtarë në burgun e Durrësit.
Ministria e Drejtësie ka bërë publik se përgjatë 2013 janë dhënë rreth 2500 leje shpërblyese dhe të veçanta. Nga numri total i lejeve të dhëna, të veçanta janë 404, ku 97 prej tyre janë dhënë në kundërshtim të hapur me bazën ligjore me anë të së cilës rregullohet precedura e dhënies së lejes së veçantë. E për këto shkelje ligjorë pritet të përballen me drejtëisinë zyrtarët si më poshtë:
Në burgun e Lushnjes, ish-Drejtori, Shkëlqim Krasniqi, ish-Përgjegjësi i Sektorit Ligjor Eris Bregasi dhe ish-Përgjegjësi i Sektorit te Shëndetsisë Ardian Gjini,
Në burgun e Rrogozhinës ish-Drejtori Rezart Tusha dhe, ish-mjeku Alban Haxhi,
Në burgun e Peqinit, ish-Drejtori Saimir Hasalla,
Në burgun e Fushë-Krujës ish-Drejtori i IEVP Fushë-Krujë, Grigor Prifti dhe ish-Përgjegjësi i Sektorit Ligjor Saimir Leka.
Në burgun e Korçës, ish-Drejtori Koço Bello, ndërsa në atë të Durrësit ish-Drejtori i IEVP Denion Shëngjergji dhe ish-Përgjegjësi i Sektorit Ligjor Dorian Oketa.
Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë bën me dije se është vendosur që planifikimi i lejeve të mos jetë më një mujor, por të bëhet një vjeçar dhe në çdo rast leje do të njoftohet edhe policia e shtetit.
Ndër të tjera masa të planifikuara për të rritur sigurinë në burgje Ministria e Drejtësisë ka planifikuar dhe raportin ditor për çdo person të pajisur me leje shpërblyese.
Sipas raportit që jep me detaje të gjitha lejet e dhëna të burgosurve, është vënë re se personat e dënuar që kanë përfituar leje të veçantë janë persona me rrezikshmëri shoqërore të lartë, pasi pothuajse në të gjitha rastet janë të dënuar për veprën penale të vrasjes.
Kontrolli është kryer nga Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë.