Paditen ish-drejtuesit e rrugëve, abuzuan me 53 mln dollarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i transporteve dhe energjisë Damian Gjiknuri ka firmosur kallëzimin penal për tre zyrtar të Autoritetit Rrugor, të cilët rezultojnë se kanë shpërdoruar detyrën, në ndërtimin e autostradën Tiranë Elbasan.



Vizon Plus disponon një kopje të këtij kallëzimi, i cili bazohet në një audit që ministria ka kryer në Autoritetin Rrugor. Nga kontrolli ka rezultuar një dëm ekonomik në masën 53 milion dollarë.



Ish-drejtori i rrugëve Dashamir Xhika, ish-drejtori i projektit Aksel Qurduka dhe drejtori aktual i projektit Albens Alite rezulton se kanë shpërdoruar detyrën, me veprimet apo mosveprimet e tyre.



Dëmet janë konstatuar në diferencën e çmimit, nga ai i deklaruar në fillim dhe në fund të punimeve, janë kryer pagesa për punime ende të pakryera, janë kryer pagesa dy herë për të njëjtin segment, apo edhe tejkalim të vlerave të punimeve në ndryshim nga nënshkrimi i kontratës.



Ish-kreu i rrugëve Dashamir Xhika person që vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kontaktuar nga Vizion Plus thotë se nuk është njohur me akuzat. Por sipas tij kjo vepër publike është me financim të huaj, çka do të thotë se çdo veprim është kryer në bashkëpunim me ta.



Por auditi vijon më tej, duke argumentuar se këta persona kanë kryer edhe shkelje të disiplinës financiare, pasi kanë nënshkruar kontrata financimi pa patur burime financiare në masën 16 milion dollarë.



Për grupin që ka audituar këtë vepër publike, ish-zyrtaret me veprimet apo mosveprimet e tyre kane krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale nga subjektet private. Në padinë penale nënvizohet se 3 zyrtaret në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, të cilët janë ende në verifikim kanë kryer veprime me qëllime korruptive, ndaj Prokuroria duhet të nisë hetimet.



Për rrugën Tiranë ?Elbasan deri më tani janë shpenzuar 330 milion dollarë nga institucionet e huaja që kanë financuar këtë projekt.



Ndërsa 7 milion dollarë të tjera janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për studim fizibiliteti dhe për shpronësimet. Por pavarësisht këtyre shpenzimeve, rruga është ende e papërfunduar.

Share This Video


Download

  
Report form