Ora News - Paditen zyrtarë dhe ish zyrtarë të Hipotekës Elbasan

Ora News Lajme 2018-05-31

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KLSH kallëzon në prokurori shtatë ish regjistrues, katër specialistë dhe një ish spcialist të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Elbasan

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ata kanë kryer regjistrime të pasurive në objekte arkeologjike pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 156309 m2,, ndryshime zëri kadastral nga liqen, rrugë kullotë në truall për sipërfaqe 27175 m2,, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar), pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Elbasan për sipërfaqe 49447 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 257 milion lekë të ardhura këto të munguara për buxhetin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, për periudhën Tetor 2014 deri më Dhjetor 2017. Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Z.Z,Y.P, R.P, A.A, O.K, A.sh, dhe N.D ish Regjistrues, F.K ish specialist dhe K.M, Y.V, A.P, E.GJ me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, neni 248 i Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/Paditen%20zyrtar%C3%AB%20dhe%20ish%20zyrtar%C3%AB%20t%C3%AB%20Hipotek%C3%ABs%20Elbasan

Share This Video


Download

  
Report form