Ora News - Abuzime me pronat, paditen në Prokurori 6 zyrtarë të Hipotekës Tiranë

Ora News Lajme 2018-07-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimeve të kryera në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Tiranë ka konstatuar një sërë shkeljesh dhe abuzimesh.Nisur nga kjo, janë kallëzuar në prokurori ish-regjistruesi, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë. Këta zyrtarë kanë bërë regjistrime pa dokumenta dhe kanë ndryshuar zërin kadastral nga rrugë apo përrenj në truall.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-regjistruesin, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë të Hipotekës në Tiranë pasi kanë abuzuar me regjistrimin e pasurive.

Auditimi është realizuar për periudhën korrik 2015 deri në dhjetor të 2017.

Zyrtarët e lartë akuzohen se kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 29.0873 m2.

Po ashtu nga kontrollet ka rezultuar se ka pasur gjithashtu edhe ndryshime zëri kadastral nga rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 7090 m2.

Sipas KLSH, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ish-regjistruesi dhe 5 zyrtarët kanë regjistruar pasuri shtetërore(të privatizuar) pa arkëtuar qira trualli si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës 70, 4 milion lekë, të ardhura këto të munguara për buxhetin nga mos pagesa e taksës së regjistrimit për ambientet e përbashkëta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/abuzime-me-pronat-paditen-ne-prokurori-6-zyrtare-te-hipotekes-tirane

Share This Video


Download

  
Report form