A1 Report - HEC i Kalivaçit, Banorët: Firma Begetti" na ndoti ujin e pijshëm

Report TV 2015-08-21

Views 1

TEPELENE- Të 100 familjet në fshatin Kalivaç të Tepelenës, konsumojnë ujë të ndotur nga burimi i Bratit, i cili gjendet poshtë zonës së populluar.

Firma koncensionare e Hec të Kalivacit, Begetti, akuzohet nga banorët e fshatit malor, për dëmtimin e burimit kryesor, që furnizon me ujë banorët e këtij fshati. Për A1 Report, mjaft prej banorëve, shprehen se ndodhen potencialisht të kërcënuar për jetët e tyre si pasojë e intoksikimit të ujit të pijshëm i cili shihet si furnizues jetik për ta.

Baseni i burimit të Bratit, prej kohësh, është shndërruar në objekt mbeturinash kryesisht inertesh dhe të gjithëfarëllojshme nga ana e firmës italiane dhe nuk dihet nëse kjo vepër është e qëllimshme, apo rastësore. Banorët ndihen të kërcënuar përballë kësaj sfide të firmës ndërtuese ndaj një fshati të tërë dhe shtetit i cili sipas tyre, qëndron në heshtje përballë kësaj padrejtësie.

"WC janë aty, i gjithë komuniteti i fshatit Kalivaç merr ujë këtë, nuk e ngre shqetësimin asnjeri. Ujë të kanalit të vaditjes nuk ka. Ujin e pijshëm lart po e pijmë me ndryshk jashtë rregullave. Nga ky ujë janë sëmurë njerëz edhe është jashtë normave, është i papijshëm. Të sëmurët janë nga fshati Kalivaç"- thotë një banor.

"Nga ky ujë pijnë rreth 100 familje që janë banorë të Kalivaçit. Kanë bërë një pusetë këtu dhe kjo puseta vete tek burimi. Atje pimë ujë tërë fshati"- thotë banori tjetër.

Ditë më parë, banorët e fshatit Kalivaç, kanë protestuar ndaj firmës koncesionare italiane Begeti, për pagat e prapambetura, mungesën e kontributeve shoqërore e shëndetësore, për shumicën e punonjësve që punojnë në veprën hidriko energjitike.

Madje tubimet, janë karakterizuar nga një frymë e fortë kundërshtuese ndaj firmës në fjalë e cila nxitoi të bënte kallzim penal në polici, ndaj organizatorëve të tubimit, të cilët janë mbajtur në paraburgim për tre ditë por që janë liruar një ditë më parë nga organi i akuzës. Gjyqësori i detyroi të katër banorët e Kalivaçit mes të cilëve edhe kryeplakun, të paraqiten një herë në javë në organin e akuzës, masë kjo e cila ishte propozuar nga vetë prokurori i cështjes.

Share This Video


Download

  
Report form