ELBASAN - Banorët teksa fajësojnë komunën për dhënien e lejes për ndërtimin e HEC-it të Polisit, shprehen se ky projekt do të dëmtojë sistemin vaditës që furnzion me ujë rreth 200 familje të fshatit.
Banorët ndër të tjera shprehen se të rrezikuara janë edhe biodiversiteti në këtë zonë si dhe tokat bujqësore.
Protestuesit ndërkaq akuzojnë edhe pronarët e firmës ndërtuese "Arjani SHPK" se i ka kërcënuar edhe me armë, ndërsa fajësojnë edhe policinë për neglizhencë.
"Na vjen i firmës, do tju shtypim, do tju bëjmë lloj lloj gjërash. Ne për çfarë jemi? Për çfarë është kjo qeveri? Komunën do ta bllokojmë, nuk e lirojmë fare".
"Edhe ai i firmës vjen aty na bën lloj lloj llafesh. Firma është nga Kavaja, ne nuk e njohim, një 'Arjan' firma ndërtuese. Na tregon do tu vras me kallash, do tju bëj këtë, do tju bëj atë. Ndërsa ne jemi në vendin tonë", shprehen banorët.
Ata kanë edhe një apel për drejtuesit vendore dhe lokal.
Sinkron."Ne jemi të përdhunuar, jemi të rrahur, marrë nga policia, dhe në burg kemi qenë në vitin 2009-2010. Dhe tani, ne presim nga qeveria që të na japë një zgjidhje. Ndryshe ne do të bëjmë vetëgjyqësim", është apeli i banorëve.
Kreu i komunës Polis, Veli Terziu, i kontaktuar nga mediat lidhur me protestat ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me ndërtimin e këtij HEC.