Banorët e qytetit të Memaliajt, kanë bllokuar hyrjen e punonjësve të administratës në godinën e Bashkisë mëngjesin e sotëm.
Shkak ka qenë mungesa e ujit të pijshëm në rubinetat e shtëpive të tyre. Të vetorganizuar, banorët e këtij qyteti, janë grumbulluar përpara godinës së bashkisë dhe aty kanë kërkuar sqarime nga kryetari i Bashkisë.