A1 Report - Deputetët socialist do votojnë pro projektligjit të arsimit të lartë

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Ka përfundon mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku është diskutuar edhe projektligji për arsimin e lartë që do të votohet nesër në Kuvend.

Sipas informacioneve për A1 Report në mbledhjen e grupit është vendosur që nesër në parlament të votohet pro projektligjit për reformën në arsimin e lartë.

Ndërkohë më herët në një takim me grupet e interesit(profesorë dhe student), Partia Demokratike nëpërmjet kreut të saj Lulzim Basha konfirmoi se nuk do ta votonte këtë reformë duke e cilësuar atë si klienteliste dhe jo të përshtatshme për studentët.

Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca plenarre e thirrur posaçërisht për të diskutuar e votuar projektligjin në arsimin e lartë.

Share This Video


Download

  
Report form