Serbatorët e automjeteve të shqiptarëve furnizohen me karburantin më të shtrenjtë dhe më të keq. Kjo pasi vendi ynë ka çmimet më të larta të hidrokarbureve në të gjithë rajonin, por dhe kontrolli për cilësinë është më i pasakti. Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore, që nga viti 2010 deri në vitin 2012 çmimi i naftës në Shqipëri është rritur me afro 28% ose tre herë.
Kjo rritje është më e lartë se mesatarja rajonale, që për të njëjtin interval kohor ka qenë 19.5% dhe ndjeshëm më e lartë se rritja e çmimit mesatar në nivel global, që për periudhën 2010-2012 ishte 18.9%. Të dënat e Bankës Botërore tregojnë se, vitin e kaluar Shqipëria dhe Serbia kishin çmimin më të lartë mesatar të naftës në Ballkanin Perëndimor, përkatësisht me 1.79 dhe 1.8 dollarë amerikanë për litër.