Reforma e arsimit të lartë, deputetët: Ligj i qëndrueshëm, jo politik

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë- Reforma e arsimit të lartë, ligji i cili mbetet ende në diskutimet në Komisionin e Shëndetësisë ngjall ende debate megjithëse 2 nenet e tij janë tashmë të ndryshuar.

Deputetët e PD-së, por edhe ata të mazhoracës janë në një linjë të përbashkët kur shprehen se ndryshimet duhet të jenë konsensuale, që ligji të mos mbetet në emërimet politike por të jetë i qëndrueshëm.

Çka do të thotë që të mos sjellë edhe një herë praktikën që ndryshim i Ministrit të Arsimit apo të Shëndetësisë të çojë sërish në ndryshim të Shefave të Shërbimeve apo Departamenteve.

"Është shumë e rëndëishme të mos nxitohemi dhe le ta bëjmë njëherë e mirë këtë ligj dhe çdo njeri këtu, unë kam parë gadishmërinë për të ndikuar pozitivisht në këtë ligj, në mënyrë që me çdo kusht ti pritet rruga konfliktit të interesit",- tha Halim Kosova.

"Është shumë e rëndëishme të mos nxitohemi dhe le ta bëjmë njëherë e mirë këtë ligj dhe çdo njeri këtu , unë kam parë gadishmërinë për të ndikuar pozitivisht në këtë ligj, në mënyrë që me çdo kusht ti pritet rruga konfliktit të interesit"- u shpreh Bedri Miha.

"Shefat e Shërbimit duhet gjithmonë të jenë një rang më poshtë nga Shefi i Departamentit", theksoi Ylli Zecishti.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Ali Refatllari, propozoi se zgjedhjet për Shefat e Departamenteve të bëhen përpara vitit të ri, çka do ta përfshijë arsimin dhe shëndetësinë në një tjetër process, ku nuk do të mungojnë debatet.

Por studentët, të pranishëm në këtë Komision thanë se mbi ta qëndron një problem madhor, a do të marrin diplomën dhe a është e vlefshme ajo?

"Sa vlerë kanë këto diploma në tregun ndërkombëtar, ne po i marrim, po çfarë vlerë kanë"pyeti një student.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se të gjitha Universitetet do të hetohen për diplomat e lëshuara.

"Ka filluar procesi, diplomat po printohen konform ligjit. Kjo qeveri, Ministria e Arsimit dhe Sportit po bën përpjekje maksimale që realisht të kenë vlerë jo vetëm diplomat e mjekësisë, por të gjithë diplomat që lëshohen në arsimin e lartë në Shqipëri" tha Ministrja Nikolla.

Debatet në Komision mbeten edhe për ata që do të drejtojnë bordin, ku profesorët thonë se nuk ka kaq shumë nevojë për prezencë të përfaqësuesve të shoqatave.

Share This Video


Download

  
Report form