Ora News - Strumbullari i protestave studentore, reforma e Arsimit të Lartë

Ora News Lajme 2018-12-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E nisur në janar të vitit 2014, me ngritjen e Komisionit prej 11 profesorësh, reforma e Arsimit të Lartë, e mbrojtur në vazhdimësi nga kryeministri Edi Rama ende nuk ka arritur të gjej mbështetje te pedagogët dhe studentët, por u miratua në seancën parlamentare të 22 korrikut të vitit 2015.

I gjithë procesi i hartimit të saj u shoqërua me kundërshtim të pedagogëve, si dhe me protesta nga studentët.

Studentja: Kemi kërkuar vazhdimisht të mos ngrihen më tarifat. Të mos ndahen fondet publike midis privatit edhe publikut, por të rriten investimet shtetërore.

Financimi dhe autonomia e cunguar ishin çështjet më të kontestuara të saj që detyruan disa nga pedagogët të dalin hapur me kundërshtitë e tyre, duke artikuluar se kjo reformë po kryhet vetëm për interesa të universiteteve private.

Mark Marku: Ky është pikë për pikë, zbatim i objektivave të grupeve të caktuara të interesit të cilët synojnë të ndërtojnë një sistem të tillë arsimor, që favorizon pastërtisht interesat financiare.

Artan Fuga: Shihni çfarë thotë teksti që lexova atje. Një doktor që do bëhet doktor pas hyrjes në fuqi të këtij projektligji mund të jetë me një kontratë 3 vjeçare, por ama ky doktor mund të zgjidhet anëtar senati, që do të thote se ne do të kemi doktor me kontratë 3 vjeçare, anëtar senati që dekani mund t'i mos i përsërisi kontratën senatorit që normalisht drejton dekanin. Unë nuk e di se si mund të ndodhe kjo dhe nuk kam parë kurrë, ndonjë raport të tillë pervers midis atij që është autoritet dhe atij që është nën atë autoritet.

Arlind Qori: Procesi i cili kërkon të privatizojë strukturat e universiteteve publike, të ndajë fondet, edhe ato të pamjaftueshme, mes universiteteve publike dhe private dhe për pasojë të tregtarizojë strukturën e universiteteve dhe të rris tarifën studentore. Qeveria do prodhojë borde burokrate që do vendosin për cilësinë e arsimit të lartë. Paramendoni. Burokrat pak të shkolluar që të vlerësojnë për kërkimin shkencor të akademizmit shqiptar.

Struktura e parashikuar nga ligji për kërkimin shkencor do të jetë Agjensia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin. Kjo agjensi, ndryshe nga raporti përfundimtar i anëtarëve të komisionit për hartimin e reformës, që i jepte autonomi të theksuar në ligj NENIT 12 thotë se është nën varësinë e Ministrisë së Arsimit, e cila ka për detyrë shpërndarjen e fondeve dhe vlerësimin e kërkimit shkencor.

Agjensia përbëhet nga 10 veta dhe shumica e anëtarëve janë përfaqësues të Qeverisë. Po ashtu edhe Agjensia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, parashikoi të ishte një strukturë e pavarur, por në ligj, NENI 11 thotë se është në varësinë e Ministrisë së Arsimit.

Sa për financimin në kreun 12 të ligjit, buxheti i shtetit tashmë nuk do të akordohet vetëm për institucionet e arsimit të lartë shtetëror, por do të shpërndahet në formë grantesh për institucionet e arsimit të lartë, publik, jopublik dhe jopublik të pavarur në bazë të konkurencës s...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS