Ora News - 51 pedagogë të Filologjikut kërkojnë shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë

Ora News Lajme 2018-12-23

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Pas Fakultetit të Shkencave Sociale, edhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë kërkuar përmes një deklarate shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë.
Në dokumentin e nënshkruar nga 51 akademikë kërkohet mbajtja e përgjegjësive për mosfunksionimin e deritanishëm të ligjit, por edhe garantimin e të drejtave të studentëve që sipas tyre janë shkelur.
Pas rrëzimit të ligjit dhe plotësimit të kërkesave të studentëve, pedagogët rekomandojnë që të krijohet dhe një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, anëtarë të së cilit të jenë të gjitha palët e interesuara për të mundësuar në këtë mënyrë reformimin e arsimit të lartë.
Deklarata mban firmën e disa akademikëve të njohur si Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Liri Sula, Agron Gjekmarkaj, Jonida Godole etj, të cilët edhe tre vite më parë kundërshtuan ligjin me argumentin se do të kolapsonte arsimin e lartë.
Paralelisht me përpjekjet e pedagogëve, vijin edhe qëndresa e studentëve. Të dielën para Kryeministrisë, ata lëshuan 9 tullumbace që simbolizojnë kërkesat e tyre.
Një ditë më parë ata i dërguan kartolina kryeministrit Rama ku shkruan dhe kërkesat.

Ndërsa protestat premtohet të rinisin në datën 7 janar, kur kthehen nga pushimet.

DEKLARATA E PLOTË

Tiranë, më 22.12.2018

D E K L A R A T Ë

e pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare.

Të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015, siç e kemi artikuluar që prej katër vitesh, kërkojmë:

Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.
Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.
Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.
Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t?i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.
Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:
Garantimi i të drejtave studentore
Financimi i dijes
Cilësia e mësimdhënies
Demokratizimi i universiteteve
Autonomia e universiteteve
Rritja e transparencës
Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës
Vijojnë emrat:

Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Lili Sula, Agron Gjekmar...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS