A1 Report - Kuvend, projektligji i arsimit të lartë "mollë sherri" Ruçi-Pollo

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË - Përfshirja e projektligjit të arsimit të lartë në rendin e ditës të seancës plenare të kësaj të enjteje, është bërë ?mollë sherri? mes opozitës dhe mazhorancës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka i kërkoi kryeparlamentarit Meta që të shtyjë miratimin në Kuvend të këtij projektligji të rëndësishëm, me argumentin se deputetët nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për tu njohur me raportin që opozita ka nxjerrë nga diskutimet në Komisionin e Medias, i cili zhvilloi mbledhje deri në orën 01:30 pas mesnate. Edhe kryetari i këtij komisionit Genc Pollo, kërkoi që projektligji të hiqet nga rendi i ditës pasi duke cituar rregulloren, duhen 48 orë që kolegët deputetë të njihen me raportin ku opozita ka paraqitur propozimet e saj për ndryshime në projektligjin e shumëdebatuar.

Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi e gjithë kjo situatë dëshmon se opozita është e interesuar të bllokojë këtë projektligj. Sipas Ruçit, deputetët kanë pasur të gjithë kohën e mjaftueshme në 4 muajt kur drafti i arsimit të lartë ka kaluar në komisione, për të bërë diskutime në seanca të rregullta dhe jo në një seancë maratonë që u mbyll në orët e para të këtij mëngjesi.

Share This Video


Download

  
Report form