http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forumi për liri akademike dorëzon ne komision memorandumin me 200 firma per te kundërshtuar projektligjin e arsimit te larte. Akademiku Artan Fuga e cilësoi si model te askujt. Ai tha se shkelet hapur parimi i hapësirës publike lidhur me financimin. Edhe autonomia e universiteteve sipas forumit për liri akademike cenohet nga ky projektligj. Pedagoget ankohen se asnjë nga kritikat e tyre nuk është marre parasysh. Ndërkohë per ish ministri i arsimit Myqerem Tafaj problemi mbetet kredia studentore, qe parashikon projekt ligji dhe pamundësia e studenteve ne kushtet e mungesës se tregut te pune për t?a shlyer kete kredi.