http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji për arsimin e larte, është diskutuar me rektoret e universiteteve private, ku këta te fundit kane treguar ne mënyre te unifikuar miratimin e tyre ne lidhje me këtë reforme. Universiteti shtetëror ka akuzuar, privatet se ata përfitojnë me se shumti nga kjo reforme, për financimin qe shteti do ti bej programeve shkencore e te kërkimit, ku ne kapitullin 6 te projektligjit, mbi grantin e punes kërkimore e shkencore thuhet qarte se:Ky grant është i hapur për të gjithë AL-të në vend. Jepet për punën shkencore (përfshi doktoratat), ku përfitojnë si IAL-të publike edhe ato jopublike.Edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ne një konference per kërkimin shkencor, theksoi se ligji i ri i arsimit te larte do te këtë nje vëmendje te veçante per te rritur kete standard. Ndërsa studentet e lëvizjes per universitetin, protestuar serish para Kuvendit, me pankarta ne duar, e ku 7 prej tyre jane shoqëruar ne komisariat, me akuzën se ky ishte nje tubim i paligjshëm.