Report TV - Veliaj: Ditë të nxehta po vijnë të kursejnë ujin e pijshëm

Report TV 2016-07-17

Views 1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë sot thirrje qytetarëve të Tiranës që të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm dhe të mos e shpërdorojnë atë në këto ditë të nxehta vere. Në vizitën e tij në hidrocentralin e Lanabragasit, i cili përveçse prodhon energji elektrike, shërben edhe si furnizues me ujë të pijshëm për qytetin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se në këtë mënyrë sigurohemi që të mos ketë probleme me furnizimin me ujë gjatë stinës së verës.

Pasi pa nga afër kushtet në të cilat funksionon hidrocentrali i Lanabregasit, ai shtoi se muajt e verës pritet të jenë me temperatura tepër të nxehta. ?Dua t?u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kursejnë ujin dhe të sigurohemi që nuk lajmë makinat me ujë të pijshëm, nuk ujisim e vadisim me ujë të pijshëm sepse kjo e dëmton jashtëzakonisht prurjen që kemi në rrjet, duke na çuar në një situatë të një thatësire të rrjetit tonë, kjo falë edhe amortizimit e ndërhyrjeve të paligjshme që kanë ndodhur ndër vite?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form