Në interpelancën e kërkuar nga deputetja e PD-së, Jozefina Topalli për rendin dhe sigurinë në vend, kryeministri Edi Rama akuzoi qeverinë e kaluar se ka lënë policinë pa themele ndërsa kriminaliteti ka qenë shumë më i lartë se sa në këtë periudhë.
"Ju keni lënë policinë pa themele ne po vendosim policinë në themele: "Kryeministri Edi Rama tha se në periudhën nga shtatori 2013-shkurt 2014 numri i vrasjeve është më i vogël në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar."
"Numri i viktimave është më pak se 50. Numri i vrasjeve 43. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë mes shtatorit fund shkurtit kur qeverisnit ju viktimat kanë qenë 73 dhe vrasjet 64."
Gjithashtu, ai u shpreh se largimet nga puna të punonjësve të policisë u bën pasi emërimet ishin familjare dhe me këtë qeveria nuk mund të mbante qëndrim pajtues. "Doni që t'u mbanim në punë lukuninë e familjarëve. Apo doni që ne të pajtohemi", tha Rama.
Edi Rama foli edhe për situatën e krimit dhe të tritolit. Kryeministri mohoi deklaratat e Partisë Demokratike se gjendja e shpërthimeve me tritol është më keq se e njëjta periudhë më parë. Ai tha se shpërthimet me tritol nga muaji janar i 2013 deri në shtator nuk ka qenë më i vogël se ai i pas kësaj përudhe.
Duke folur për keqqeverisjen e 8 viteve rresht të qeverisë Berisha, Rama tha se në 3 vjet kjo qeveri kishte bërë deri në 3000 lëvizje në polici.
Në reagimin e saj, Jozefina edhe një herë akuzoi kryeministrin se është drejtuesi më i papërgjegjshëm. Rama qeveris me gjuhë tritoli, tha ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndërsa shtoi se gjatë qeverisjes se demokratëve sasia e drogës që transportohej drejt Italisë ishte zero.