TIRANË -"Gjatë këtyre 6 muajve krimit i është këputur njëra këmbë, ajo e lidhur me këtë godinë", tha kryeministri Edi Rama, i cili ka treguar me dorë godinën e Ministrisë së Brendshme, ku dhe u bë ceremonia e dhurimit të disa pajisjeve për forcat e Policisë së Shtetit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Duke folur në këtë ceremoni të dhurimit të mjetëve të reja për Policinë e Shtetit, kryeministri Edi Rama deklaroi se, kjo teknologji na jep mundësinë që të rrisimin përgjegjshmërinë, etikën në drejtim të qytetarit, si dhe kontrollin e ankesave të qytetarëve.
"Vetëm 6 muaj më parë krimi dhe kjo godinë bashkëjetonin dhe rëndonte hija shumë e rendë e konstatimit të DASH, që mes zyrtarëve të lartë dhe krimit ishin vendosur lidhje që cënonin stabilitetin tonë. Është e natyrshme të shikohet se, mes shtetit dhe krimit ka ndodhur një divorc dhe ka nisur një luftë e pashembullt, e cila është ende e pabarabartë në kushtet kur kemi trashëguar një polici të lodhur dhe shumë të lodhur në të gjitha aspektet", tha kryeministri gjatë fjalës së tij.
Sipas Ramës, "këto 6 muaj janë prova më e sigurtë se njerëzit në polici, janë të gatshëm për këtë luftë dhe se njerëzit janë aty. Sot nuk ka asnjë mjet që nuk gjobitet, qoftë edhe mjeti i autoritetit më të rëndësishëm të vendit nëse është vendosur aty ku nuk duhet. Sot nuk ka autoritet më të lartë se, Policia e Shtetit. Të gjithë duhet ta dinë se, askush nuk duhet të shkelë ligjin".
"Por në kushtet, kur fotografitë me policë që shtyjnë makinat sepse u ka mbaruar karburanti lufta është e pabarabartë, por krimit tani i është këputur njëra këmbë, ajo që kishte ai në këtë godinë", tha kryeministri gjatë fjalës së tij.
Për Ramën, "ndryshimin e policisë do ta nisim nga Tirana dhe ku nga ana tjetër integrohen shërbime të reja, ku ka dhjetëra sportele që ua nxin jetën qytetarëve tanë". "Do nisimin me Tiranën duke u shtyrë edhe në të gjithë vendin, falë edhe reformës së re territoriale që shumë prej njësive vendore të kthehen në sportele të mirëfillta që ofrojnë shërbime për qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë", nënvizoi gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama.
"Në Evropë jam i sigurt por edhe në botë nëse do të kërkojmë një rast të dytë që Ministria e Brendshme është në këtë derexhe dhe kjo është derexheja ku ne gjetëm jo një godinë, por një strukturë të tërë të punëve tona të brendshme, të policisë sonë, me 46 për qind të ndërtesave me strukturë të dobët ose shumë të dobët, me 70 për qind të automjeteve policore në gjendje të dobët ose shumë të dobët. Dhe këtë termë të dobët ose shumë të dobët e kanë thënë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe amerikanë që në shqip përkthehet të lodhur dhe shumë të lodhur", - deklaroi Rama.
"Policia ka qenë në një gjendje rrënimi, ku 82 për qind e makinave kanë qenë në një gjendje shumë të keqe. Dita e sotme është nisja e fazës së dytë të modernizimit të policisë dhe që do të sjellë në një ko...