A1 Report - Tirane, kapet grabitesi i butikeve 8 muaj me pare u lirua nga burgu

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE -- Autori i dyshuar i dhjetërave vjedhjeve me dhunë në Tiranë, është vënë sot në pranga nga forcat e komisariatit numër 3 të kryeqytetit. Emilent Dhepa, u arrestua në sajë të operacionit "BUTIKU", operacion i cili u kodua me këtë emër për shkak se 35-vjeçari grabiste nën kërcënimin e armës dyqane rrobash.

Dhepa, i cili ishte shpallur në kërkim prej muajit shkurt, për grabitjen e dy butikëve, vjedhje të cilat i realizoi brenda një nate, është arrestuar në Kombinat.

35-vjecari është liruar nga burgu 8 muaj më parë i dënuar sërish për vjedhje me dhunë. Policia, në sajë të një hetimi disamujor në ngarkim të tij, ka dokumentuar përfshirjen e Emilent Dhepës në 10 vjedhje me dhunë në vende të ndryshme të qarkut të Tiranës.

Aktualisht nga strukturat e policisë po punohet për të dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë të kryera nga ky shtetas, ndërkohë që materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form