A1 Report - Tirane, kapet grabitësi i butikeve 8 muaj me pare u lirua nga burgu

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE -- Autori i dyshuar i dhjetërave vjedhjeve me dhunë në Tiranë, është vënë sot në pranga nga forcat e komisariatit numër 3 të kryeqytetit. Emilent Dhepa, u arrestua në sajë të operacionit "BUTIKU", operacion i cili u kodua me këtë emër për shkak se 34-vjeçari grabiste nën kërcënimin e armës dyqane rrobash.

Dhepa, i cili ishte shpallur në kërkim prej muajit shkurt, për grabitjen e dy butikëve, vjedhje të cilat i realizoi brenda një nate, është arrestuar në Kombinat.

34-vjecari është liruar nga burgu 8 muaj më parë i dënuar sërish për vjedhje me dhunë.

Share This Video


Download

  
Report form