A1 Report - "Simfonia e jetes", Linda Rama: Kriza jone, ekonomike dhe morale

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- Dhuna në familje mbetet një problem shqetësues në vendin tonë. Këtë e ka shprehur bashkëshortja e kryeministrit Rama, zonja Linda Rama gjatë një aktiviteti të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke theksuar se kriza në vendin tonë është ekonomike dhe morale.

Në edicionin e 5-të "Simfonia e jetës", të organizuar me rastin e festave të 7 dhe 8 marsit, merrte pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, zonja Lumnije Thaçi.

Në fjalën e saj zonja Rama shprehu mes emocionesh momentet e para të ndarjes së përkohshme nga vajza e saj Rea, e cila do të studionte jashtë vendit. Duke përcjellë mesazhin e rëndësisë së përçimit të vlerave të shoqërisë.

"Prehri i nënës dhe gjyshes është oborri më i pastër për rritjen e gjithçkaje korret më tutje. Ndaj me ju bindjen se ne si vajza dhe gra, ta përçojmë atë që kemi marrë, dhe ta mbrojmë nëse ajo cenohet rrotull nesh. Po kështu përmend punën e shumë mësueseve, mjekeve, grave sipërmarrëse, politikaneve, etj; të cilat çdo ditë përballen me një sfidë më shumë, vetëm sepse janë gra. Por nuk mund të mos përmendim edhe plagët që ndeshim në shoqërinë tonë, sa i takon edhe dhunës. Shprehjet e dhunës janë shtuar në vitet e fundit, dhe kjo na bën të ndihemi keq. Ka dhunë në familje. Dhuna në familje është një fenomen shqetësues. Nuk ka institucione më të dobishme, nëse shoqëria nuk e penalizon gjuhën e ashpër. Kriza jonë është ekonomike, por edhe morale", u shpreh zonja Linda Rama.

Ndërsa zonja Thaçi u ndal tek rëndësia e emancipimit të grave, duke u shprehur se "Raporti i gruas me familjen dhe shoqërinë është një çështje thelbësore e rinisë dhe demokracisë".

Në këtë aktivitet ishin të pranishme gjithashtu gra të përfshira në fusha të ndryshme të jetës politike, kulturore, artistike, etj.

Për të pranishmet, në kuadër të këtij aktiviteti ishte përgatitur një program artistik.

Share This Video


Download

  
Report form