A1 Report - Situata e rendit dhe SHISH, Rama ne Kuvend: Reforma ka nisur

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Debate të forta në Kuvend për situatën e rendit në vend. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se, opozita bën politikë me krimin ndërsa qeveria bën luftë me krimin. Sipas tij, së shpejti në Kuvend do të shqyrtohet reforma ligjore për rendin dhe do të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministri Sali Berisha. "Nuk flisni për bandat por për opozitën. Bashkëkryetari i mazhorancës nuk flet për krimin por për opozitën. Nuk flet për bandat por për opozitën. Politikanët e djathtë të mërzitur urdhëruar valën e terrorit", tha Berisha.

Ndërsa kreu i Kuvendit kërkoi që të mos sulmohej policia për inate të ndryshme. "Të mos sulmojmë policinë për inat të Tahirit apo Ramës. Tritoli që kërcet na dëmton të gjithëve, si demokratë, socialistë, etj", tha Meta.

Debati i nxehtë në seancën e sotme parlamentare ka nxjerrë në sipërfaqe atë që përflitej prej kohësh si plan i PD-së dhe liderit për të përdorur administratën për votën e 23 qershorit. Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka zbardhur e-mailin e Sali Berishës drejtuar administratës shtetërore një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit ku Berisha kërkonte administratës që të votojnë për PD-në bashkë me familjarët e tyre.

"Meqënëse ne i kemi në dorë të gjitha të dhënat zyrtare po ju lexoj një mesazh të këtij zotërisë parafolës shumë interesant, që e kemi gjetur në kompjuterat e tij. Mesazh tejet i rëndësishëm zotrinj ministra dhe titullarë të institucionit në varësi duhet të rifreskoni porositë për administratën tuaj nëpërmjet koordinatorëve në Tiranë për: 1-Dërgoni deri pasnesër në darkë(bëhet fjalë para 23 qershorit) votat e sigurta të çdo punonjësi tuaji.

2-Tju kërkoni të votojnë bashkë me familjarët dhe personat që ata kanë marrë përsipër deri në orën 11:00.
3-Cdo vëzhgues në qendër votimi të pajiset me listën e administratës votues, koordinatorët që nuk janë komisionerë vëzhgues të jenë prezent tek shtabi i zonës gjatë ditës së votimit. Përshëndetje, Kryeministri Sali Berisha."- thuhej në mesazhin që lexoi Harito nga foltorja e Parlamentit.

Në replikë Berisha tha se ministrat nuk janë të autorizuar të marrin të dhëna nga serveri, por "edhe nëse e kishte bërë mesazhin e votimit atëherë bravo i qoftë Sali Berishës". Në këtë moment ndërhyri Meta duke i thënë "Mos u bëj kaq modest"

Në seancë pati edhe replika të ashpra edhe mes ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me deputetin e PD-së, Sali Berisha, i cili ka akuzuar qeverinë Rama-Meta për rritje të kriminalitetit dhe pasigurisë në vend.

Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj akuzoi Berishën se ka sabotuar me vetëdije të plotë linjën energjetike me Kosovën. Duke e etiketuar "nacionalist 2 lekësh", dhe "kumbaro i Fazliç" Veliaj tha se Berisha kishte komples që ishte dhëndër serbie.

Ministri Tahiri deklaroi se deri ditën e fundit të detyrës së tij të gjithë ata që guxojnë të nxisin kriminalitetin në vend nuk do e kalojë lehtë.

Në seancën...

Share This Video


Download

  
Report form