A1 Report - Edi dhe Linda Rama te familja e Aleks Nikes per Krishtlindje

Report TV 2015-08-21

Views 6

TIRANË - Në prag të natës së Krishtlindjeve, familja e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në demonstratat e 21 janarit, është vizituar nga kryeminitri i vendit, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Çifti Rama u prit nga i ati i Aleksit, i cili i falenderoi ata për vizitën, ndërsa në shtëpinë e Nikajve nuk kishte si të mos ndihej mikpritja e ngrohtë, që karakterizonte familjet mirditore.

Kreu i qeverisë, ndërsa uroi Krishtlindjet dhe festat e fundvitit familjarëve të Nikës, përfitoi nga rasti të njihej nga afër me problemet që shoqërojnë këtë familje.

Vizita u prit me kërshëri nga vajzat e vogla të Aleksit, të cilat u njohën edhe me dhuratat që ishin rezevuar për to nga çifti Rama në kuadër të festave të fundvitit.

Share This Video


Download

  
Report form