Gjoba 300 mijë $, burg Aleks Lalës familja e pengut merret në mbrojtje

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANË - "Arrest me burg", ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda për Aleks Lalën, i cili akuzohet për gjobëvënien prej 300 mijë dollarësh, pas pengmarrjes së një të riu nga Fieri në Londër, Angli. Ndërkaq, policia ka marrë në mbrojtje, familjen e Diko Hazizajt në Fier. Në një seancë me dyer të mbyllura Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, Aleks Lalën personin i cili kërcënonte me gjobën 300 mijë dollarë familjen Hazizaj në fshatin Peshtan të Fierit. Ka qenë gjykatësi Bardhyl Dhamo ai i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vlersuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Lalës dhe caktimin për tij të masës së sigurisë arresti me burg. Policia merr në mbrojtje familjen e 36-vjeçari Diko Hazizaj në Fier, të cilit i është vënë 300 mijë dollarë gjobë pasi i është marrë peng vëllain e tij në Angli. Katër ditë pas ngjarjes, ai është ngujuar në banesën e tij në fshatin Peshtan në komunën Levan në Fier, ndërsa ruhet nga një polic civil.

Hazizaj nuk pranon të pronocohet para kamerave, por tregon se gjendja e tij ekonomike është tepër e rrënuar. Ai thotë se të ardhurat e vetme janë nga bujqësia dhe se pasuria e tij e vetme janë vetëm 2 lopë. Të afërm të Hazizaj thonë se janë familja më e varfër në fshat, ndërsa i bëjnë thirrje organeve të drejtësisë të marrin masa për ngjarjen.

Share This Video


Download

  
Report form