Pas atentatit, merret në mbrojtje familja e Fatbardh Plakut

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 6

Tiranë- Familja e kryetarit të komunës së Farkës Fatbardh Plaku është marrë në mbrojtje,nga policia. Urdhri vjen pas dy atentave ndaj familjes së kryekomunarit, ku hërën e parë u qëllua me antitank vila ku banonin dhe herën e dytë u qëllua me shotgun në drejtim të makinës ku udhëtonin dy djemtë e fatbardh plakut. Në të dy rastet për fatin e mirë të familjes Plaku,nuk ka patur të plagosur,por vetëm dëme materiale. Mësohet se mbrëmjen e djeshme të ketë patur një komunikim mes kryekomunarit të zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit është kujdesur që familjes Plaku t'i jepet ajo çka është e nevojshme në këtë moment nga strukturat e policisë. Fakti që familja Plaku,është marrë në mbrojtje është pranuar dhe nga kryekomunari i Farkës. Në një komunikim telefonik me Fatbardh Plakun ai ka konfirmuar se i është ofruar mbrojtje dhe ai ka ndërmend ta pranojë një gjë të tillë. Ndërkohë që hetimet për atentatin ndaj dy djemve pritet të merret nga prokuroria e krimeve të rënda,për tiu bashkangjitur hetimit parallel që po kryehen të atentatit me antitank ndaj vilës se Plakut,në zonën e farkës së vogël. Edhe pse ka kaluar gati një muaj nga qëllimi me antitank dhe pritës me armë pinjollëve të familjes,Fatbardh Plaku vazhdon të këmbëngulë se nuk ka konflikte me njeri. Ndërsa pritet marrja në pyetje e dy djemve dhe familjarëve të tjerë të familjes,me qëllim zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve mjaft të rënda.

Share This Video


Download

  
Report form