Financimi për arsimin e lartë nuk do të shkoj më tek arsimi privat por tek ai publik dhe nuk do të ketë më ndasi në këto dy forma arsimimi. Gjatë tryezës së diskutimit për projekt-ligjit e Arsimit të Lartë, Kryeministri i vendit Edi Rama vuri theksin tek ndryshimi rrënjësor i ligjit për arsimin e lartë.
Rama shtoi se nuk do të ketë më ndarje të arsimit publik me atë privat. ?Duhet të ketë arsim publik të financuar nga shteti ose nga privatët. Ky parim vendos në themel të reformës domosdoshmërinë për të mos bërë kompromis në kurriz të cilësisë?.
Rama vijoi në fjalën e tij duke thënë se deri më sot në arsimin e lartë janë bërë më tepër dëme se të mira. ?Nuk mund të rrisim filizat e rinj siç rriteshin filizat e hashashit në Lazarat. Ky është ligji, kjo është baza e tij , burime të mjaftueshme njerëzore për të përfituar nga ky ligj për të çuar më parë sistemin.
Ligji për reformën në arsim do të ndryshojë i gjithi vijoi Rama duke theksuar se për shtresat në nevojë dhe për stundentët e ekselencës do të ketë fond të posaçëm si dhe bursa studimi.
Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek proçesi duke e cilësuar si më të mirë organizuarin dhe më gjithpërfshirësin që ka bërë qeveria shqiptare që ka organziuar në funksion të reformave. Gjithashtu kryeministri i vendit e cilëson reformën në arsimin e lartë si një hap të guximshëm përpara duke shënuar një ndarje me të kaluarën.
?Duhet vendosur një vijë e qartë ndarëse me atë që është sot arsimi i lartë i mbërthyer në kthetra pa u zhvilluar në mënyrë të shëndetshme dhe atë që do të jetë nesër. Ky ligj ka nisur me një parim të thjeshtë, i cili është vendosur që në krye të herës përpara se të merrnim besimin e shqiptarëve. Parimi bazë i këtij ligji është nuk mund të ketë arsim shtetëror të nënës dhe arsim privat të njerkës.
Duhet të ketë arsim publik të financuar nga shteti ose nga privati. Ky parim vendos në themel të reformës domosdoshmërinë për të mos bërë kompromis në kurriz të cilësisë,?-tha Rama në fjalën e tij.
Kryeministri ironizoi diplomat e marra gjatë sistemit të vjetër arsimor përmes një historie të tij personale. "Marr një taksist ndonjëherë natën, sepse s?ka raport të Bankës Botërore që të të njohë më mirë me atë që po ndodh në vend.
Dhe u bënë vite që nuk gjej një taksist në rrugët e Tiranës pa diplomë në juridik. Biles në një rast, njëri kishte marrë masterin dhe nuk pranoi të paguhej. E ka nga unë, - më tha, - se kishte marrë masterin. Kishte marrë masterin se çonte djalin e pronarit të universitetit në shkollë dhe ndonjëherë gruan e tij për shoping. Ky është sistemi që kemi ndërtuar ndër vite?, -vijoi Kryeministri.