A1 Report - Rama në Vienë,falimentimi i CEZ-it dhe si rrezikuam blackout në 2013

Report TV 2015-08-31

Views 5

Pas samitit të Vjenës kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për 10 vjetorin e themelimit të komunitetit të energjisë që po në Vjenë. Kryeministri shqiptar foli për reformat që ka ndërrmarre qeveria e tij në sektorin e energjisë, sidomos kalimi i periudhës ku vendi rrezikoi kolapsin energjitik, në një situatë normale energjitike .

"Për vite kemi jetuar me idenë e së kaluarës se energjia dhe elektriciteti në veçanti ishin lëndë të para që Perëndia u ofronte qytetarëve falas. Kjo qasje, e shoqëruar me keq menaxhimin në sektorin energjetik, ka rezultuar dramatike. Niveli i energjisë së papaguar ose të vjedhur u ngrit në qiell, dhe që si pasojë bëri që kompanitë shtetërore dhe private të deklaronin një falimentim dramatik. Rreziku për kolapsin e sistemit, blackout-it dhe katrahurës financiare për të gjithë vendin u duk shumë qartë në horizont. Pasojat ekonomike dhe shoqërore do të kishin qenë katastrofike.

"Kjo është arsyeja pse, kur unë mora detyrën në 2013-ën, vendosëm që ta rivendosim sektorin energjetik si një prioritet strategjik. Kështu që filluam duke zgjidhur mosmarrëveshjen e trashëguar me pronarin e kompanisë sonë të shpërndarjes, investitorin çek, i cili kishte dështuar plotësisht që të ndalonte atë ç?ka duhej ndaluar kur u bë privatizimi, dhe që praktikisht e transformoi shoqërinë në pengesën kryesore për të ndërmarrë reforma. Ndaj negociatat e suksesshme me ndihmën e Komunitetit Energjetik, të ndërmjetësuara drejtpërdrejt nga Zv. Drejtori, na hapën rrugën për të vazhduar më tej me reformat. Dhe pasi të përfundojmë këtë, mund të vazhdojmë me ristrukturimin dhe rindërtimin e sektorit energjetik, dhe të arrijmë të menaxhojmë një kompani me 1.1 miliard dollarë borxhe"-tha Rama

10 vjetori i krijimit të Komunitetit të Energjisë ka mbledhur së bashku gjatë Samitit të Vjenës përfaqësues të lartë të shteteve anëtare. Ndër panelistët kryesorë ishin edhe Kryeministri i Serbisë Vuçiç, kryeministri i Ukrainës Yatsenyuk. Shqipëria aktualisht mban Presidencën e radhës së Komunitetit të Energjisë.

Share This Video


Download

  
Report form