Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se me kapjen e avionit që trafikonte marijuanë nga Shqipëria në Itali u zbulua një tjetër rast kriminal i veshur me pushtet.
Basha tha se, në krye të bandës qëndronte shefi i burimeve njerëzore të Policisë së Vlorës i shkarkuar në vitin 2007 nga Policia e Shtetit pikërisht prej dyshimeve për përfshirje me bandat kriminale.
Kreu i PD-së nënvizoi se, pas Vladimir Zanajt që u punësuar sërish në Policinë e Shtetit në tetor të vitit 2013, qëndrojnë të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit e pushtetarëve.