Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 200 gjyqtarë dhe prokurorë që janë pjesë e sistemit aktual të drejtësisë janë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Kjo shifër është bërë publike nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, bazuar në informacionin konfidencial të marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.
Publikimi i kësaj të dhëne është bërë pasi gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë la në fuqi të drejtën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për të kërkuar e publikuar të dhëna statistikore në lidhje me ecurinë e procesit të vettingut.
Beteja ligjore filloi në datën 5 shkurt 2018 kur DSIK kundërshtoi në rrugë ligjore dhënien e informacioneve të vettingut në lidhje me gjyqtarët e prokurorët, duke I cilësuar ato konfidenciale.
Por pas vendimit të gjykatës administrative të apelit, Komiteti I Helsinkit bën me dije se me shkresë zyrtare, DSIK informon se ka dalë në konkluzionin për papërshtatshmëri për vijimin e detyrës për 200 subjekte rivlerësimi nga 800 në total.
Sipas shkresës, kontaktet e papërshtatshme të evidentuara për këto 200 subjekte janë në lidhje me shkaqe të tilla si për krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është na pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-dsik-200-gjyqtare-e-prokurore-te-lidhur-me-krimin