Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën bilancin e punës gjashtëmujore, 1 339 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK, 6 vendime për nisjen e hetime disiplinore, në fokus gjyqtarët që liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, në hakun kohor të 6 muajve, ka administruar 1 339 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, për praktika abuzive në drejtësi. 727 ankesa janë të mbartura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, 442 ankesa janë referuar nga qytetarët, ndërsa 140 ankesa janë depozituar nga KLP, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Presidenti, SPAK, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve etj. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë me në krye Artur Metani ka vendosur të fillojë hetimin disiplinor ndaj 6 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të dyshuar për shkele gjatë ushtrimit të detyrës.