Ora News - Rama: Kush priste që gjyqtarë e prokurorë të mbesin rrugëve dhe të luten

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Lezhë, deklaroi se me procesin e vettingut, gjyqtarë dhe prokurorë kanë "mbetur rrugëve" dhe luten që të mos thërriten për të dhënë llogari.

Rama: Imagjinoni ku do të ishim sot ne, duke filluar nga e drejta e pronës, sikur reforma në drejtësi që ne e nisëm, vetëm tre vite më parë. Sikur pastrimi i gjykatësve dhe prokurorëve të ishte bërë 20 vite më parë, sikur procesi i rekrutimit të tyre të ishte transparent siç do të jetë në vitet në vijim, do të kishim ne sot kaq shumë probleme me pronën? Do të kishim ne sot kaq shumë konflikte?

Që përveç të tjerave janë shkaktuar edhe nga gjykatësit dhe prokurorët që kanë qenë pjesëtarë sepse këtu në Lezhë kur ka një çështje të hapur për pronat, nuk janë vetëm ata që akuzohen, janë edhe gjykatës dhe prokurorë të cilët kanë marrë pjesë në ato krime. Futu në gjykatë me letra false dhe dil me dhjetëra apo qindra hektarë janë bërë në bashkëpunim me gjykatësit nuk janë bërë vetëm. Sikur reforma në drejtësi të ishte bërë 20 e ca vite sot, nuk kishim ardhur në ditën kur njerëzit thonë se gjithë politikanët janë hajdutë. S'po shkon njeri në burg.

Kush ta çojë në burg, gjykatësit që janë vënë atje pikërisht që të mos çojnë në burg ata që i kanë vënë aty. Rëndësi ka që ti mos të na prekësh ne, se i rrjep njerëzit nga mbrapa është puna jote. Procesi i vetingut nuk është fundi, është vetëm fillimi. Dëgjoj njerëz që thonë se ca ikin vetë dhe ca i largojmë. Procesi është për të pastruar sistemin, ai sistem i pastruar, me gjykatës dhe prokurorë më integritet do merret më të gjithë, nga më i gjati te më i shkurtri.

Të ndërtosh shtet nuk është sikur të ndërtosh një ndërtim pa leje. Edhe ndërtimi pa leje do ca kohë, po një shtet iu tërë me institucione e me pushtete të ndara, si u bëka sa hap e mbyll sytë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-kush-priste-qe-gjyqtare-e-prokurore-te-mbesin-rrugeve-dhe-te-luten

Share This Video


Download

  
Report form