Report TV - Reforma, Prokurorë e gjyqtarë në skaner, ja kush rrezikon

Report TV 2016-09-20

Views 0

Zbatimi i Reformës në Drejtësi, për pos të tjerave, parashikon identifikimin dhe çmontimin e lidhjeve të gjyqësorit me krimin. Krahas kontrollit për ligjshmërinë e pasurive dhe testimin e aftësive profesionale, armata e gjyqtarëve dhe prokurorëve do t?i nënshtrohet skanerit për lidhjet e papërshtatshme me grupet kriminale dhe me persona me rekorde kriminale.
Rezultatet e kësaj radiografie do t?i japin përgjigje edhe misterit dhe paradoksit të lirimit nga burgu, në kohë të ndryshme, të personave me rekorde kriminale, të cilët në mjaft raste kanë kryes krime edhe më të rënda pasi janë liruar nga qelitë.

Grupi i kontrollit
Po kush do t?i kalojë në sitë prokurorët dhe gjyqtarët për lidhjet me grupet kriminale? Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme dhe pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë të ngarkuar me ligj që të ngrenë një grup pune, për kontrollin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkaq, sipas projektligjit për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar do të jetë autoriteti përgjegjës për kontrollin e figurës së njerëzve të drejtësisë.

Kjo drejtori ka të drejtë të caktojë një personel shtesë, ndërsa personat që kryejnë kontrollin e figurës duhet të karakterizohen nga sjellje shembullore etike dhe profesionale, si dhe përmbushin standardet e zbatueshme për mbrojtjen e privatësisë dhe të konfidencialitetit në detyrë.

Po ashtu, DSIK me kërkesë të grupit të punës ose të institucioneve të rivlerësimit, ka të drejtë të komunikojë me shtetet e tjera për të marrë informacionin e nevojshëm për personat e përfshirë në krimin e organizuar ose për personat e dyshuar të krimit të organizuar, të cilët kanë lidhje me segmente të drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form