Zbardhet një prej projektligjeve më të rëndësishme, në kuadër të Reformës në Drejtësi, që përcakton statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Drafti ka shkuar në komisionin e posaçëm, ndërsa mësohet se është hartuar nga një grup pune i përbërë prej përfaqësuesve nga Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Zyra e Prokurorisë dhe EURALIUS, duke iu nënshtruar ditët e fundit konsultave dhe rishikimeve.
Përpos të tjerave, drafti parashikon edhe formulën pagave të njerëzve të drejtësisë, kriteret e përcaktimit të pagës sipas vjetërsisë dhe hierarkisë, masën e rritjes së pensionit shtetëror suplementar, strehimin, shpërblimet si dhe të gjitha përfitimet e tjera financiare.