16 njerëzit që do të përgatisin dosjet për 800 prokurorë e gjyqtarë, detyrë gjurmimi i parave

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ditët e para të janarit shënojnë finalizimin e zbatimit të ligjit të Vetingut, përfshirë vendimet dhe rregulloret në funksion të tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi kryesor i Vetingut, në datën 3 janar 2018, ka përzgjedhur 16 këshilltarët ligjorë dhe ekonomistë, të cilët do të shqyrtojnë dhe përgatisin dosjet për rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Dosja për cilin subjekt do të kalojë për vendim në duart e katër trupave gjyqësore të Komisionit të Kualifikimit, sipas shortit, ndërsa vendimi përfundimtar, gjithnjë nëse subjekti do ta ankimojë, do të merret nga Kolegji i Apelit. Për pozicionin ?Këshilltar ligjor? aplikuan 201 kandidatë, prej të cilëve 57 u skualifikuan për mosplotësim të kritereve formale. Janë intervistuar 144 kandidatë që plotësonin këto kritere.

Share This Video


Download

  
Report form