Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vehbi Veliaj, ka kallëzuar penalisht në prokurori 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë, duke i akuzuar ata si personat përgjegjës, të cilët, duke shpërdoruar detyrën, kanë penguar dhe zvaritur në mënyrë të qëllimshme proceset ligjore që ajo ka marrë për të fituar ?Dëshminë e trashëgimisë? në masën ½ të babait të saj.
Kallëzimi i shtetases suedeze i është dërguar drejtpërdrejt kryeprokurores së re Arta Marku, të cilën Anna Nordstrom e ve në dijeni për këtë çështje, njëkohësisht me drejtuesen e ONM-së Ginovefa Calavera, drejtuesen e Komisionit të ?Vettingut? Genta Bungo dhe dy amabasadorë të huaj në Tiranë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Sipas kallëzimit, që Shqiptarja.com e disponon të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe vëllai nga babai i Nordstrim, shtetasi Ferik Veliaj, ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, ish-drejtorin e antikorrupsionit Ivi Kaso.