Propozimi i avokatit: Në komisionet e vettingut duhen gjyqtarë dhe prokurorë të huaj

Ora News Emisione 2018-07-29

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokat Zaçe Islami ka propozuar që në krye të Komisioneve të Vettingut duhen gjyqtarë dhe prokurorë të huaj. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News avokati tha se një gjë e tillë është kërkuar, po ende nuk është realizuar.

Ai tha se është e pamundur që 800 gjyqtarë dhe prokurorë t'i kalosh me veting me 12 këshilltarë apo 12 gjyqtarë që siç tha ai nuk i del koha të marrin frymë dhe jo më të zgjidhin problemet.

Zaçe Islami: Nëse duam drejtësi në Shqipëri, e parë e punës duhet që në këto sistemet e kontrollit duhet të vihen njerëz që nuk kanë punuar në sistemin e drejtësisë, që nuk kanë qenë as prokurorë as gjyqtarë. Të vënë gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, e kemi kërkuar këtë, por nuk po e bëjnë akoma. Kam besim se do bëhet, sepse nuk mund të vazhdojë kështu. Është e pamundur që 800 gjyqtarë dhe prokurorë t'i kalosh me veting me 12 këshilltarë apo 12 gjyqtarë që janë vendosur tek vetingu, që nuk i del koha të marrin frymë jo të flasin dhe të zgjidhin problemin. Dosja e një gjyqtari apo prokurori është minimumi 300-400 faqe kur do ketë kohë ky specialist që t'i kontrollojë.

Duke përjashtuar veten, avokat Islami tha se kolegët e tij janë ata që kanë mbajtur në këmbë korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

Zaçe Islami: Avokatët deri më sot, kolegët e mi dhe këtu me plot gojë e përjashtoj veten janë ata që kanë ndihmuar dhe kanë mbajtur në këmbë sistemin e korruptuar të drejtësisë. Në kuptimin që gjyqtari për t'i marrë paratë do t'i marrë nga avokati sepse atij i beson, edhe prokurori për ti marrë paratë nga i pandehuri do ti marrë nga avokati sepse atij i beson, nga të tjerët trembët.

Sa i përket ligjit të magjistraturës, avokat Islami tha se Shkolla e Magjistraturës është njësoj si shkolla e partisë, pasi drejtohet nga juristë të ish-sigurimit të shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/propozimi-i-avokatit-ne-komisionet-e-vettingut-duhen-gjyqtare-dhe-prokurore-te-huaj

Share This Video


Download

  
Report form