Në fund të vitit 2017, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, nisi zyrtarisht verifikimin e trefishtë të mbi 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale. Deri më tani janë verifikuar ¼ e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga të cilët mbi 80 janë shkarkuar nga detyra kryesisht për shkak të pasurive të paligjshme, por edhe për lidhjet me krimin dhe vendimet arbitrare, ndërsa kanë dhënë 21 subjekte, për t?i shpëtuar Vetingut. Që nga fillimi i procesit të rivlerësimit dhe deri më sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar në prokurori vetëm dy raste, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj si dhe ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.