Tirane- Zbardhet raporti i shumë debatuar që pritej të diskutohej sot në tavolinën e komisionit hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit,nëse mazhoranca nuk do të kishte braktisur mbledhjen. (Ndiqni raportin e plot ne fund)
Ky raport është i datës 22 prill 2004,firmosur nga drejtori i atëhershëm i policisë së shtetit Bajram Ibro.
Ish drejtuesi i policisë,ka marrë vendim për të larguar nga rradhët e bluve disa drejtues që sipas hetimit të kohës kanë shkelur ligjin dhe kanë qënë të lidhur me struktura kriminale.
Sipas këtij raporti, Xhevahir Karaj me detyre aktuale drejtor i burimeve njerëzorë në policinë e shtetit,është përjashtuar dy herë në vitin 1993 dhe 2004.
Karaj është larguar përjashtuar nga policia me motivacionin për shkelje të betimit policor dhe abuzime të rënda me atributet e policisë.
Gjatë ushtrimit të detyrave të drejtorit të policisë Shkoder,Vlorë dhe krykontrollor në Rinas janë vënë re emrime të bera nga ai të personave me lidhje kriminale dhe shkelje të tjera të detyrës.
Sokol Çelaj, drejtor i kufirit dhe migracionit vlorë është përjashtuar në vitit 2002,kohë kur mbante detyrën e drejtorit të policisë Korçë. Në bazë të hetimeve të SHKB-së rezultonte i lidhur me persona të skeduar në trafikun e drogës.
Neritan Nallbati, drejtor aktual i policisë së Elbasanit,shkarkuar në vitin 2003. Nallbati ka marrë pjesë në kqyrjen e një apartamenti në tiranë,i cili rezultonte në pronësi të një pjesatri të bandës hakmarrje per drejtësi,por këtë gjë ai e ka mohuar në gjyq.
Ndërsa firmën e tij në akte dëshmoi se e ka vënë ne mirëbesim. Perlat Çullhaj, me detyrë drejtor i policisë së Durrësit shkarkuar në 2010.
Ka shperdoruar detyren duke asgjesuar proven material qe lidh autorin me krimin si dhe duke penguar zbulimin e se vertetes,në kohen kur mbante detyrën e shefit kundër krimit të organizuar ne gjirokastër.
Gjovalin Locaj larguar në 2004, në kohë kur ka mbajtur detyra të larta në policinë e shtetit.
Motivacioni ka qënë ai shkeljes së betimit policor dhe lidhja e tij me eksponentë criminal në Lezhë.
Lista vazhdon me edhe 5 zyrtarë aktual të policisë,të cilët janë përjashtuar për emërime të jashtëligjshme në polici,shkelje të rënda të detyrës dhe lidhje me persona me precedente penal.
Pas publikimit të ketij raporti,i cili përbente edhe mister deri tani,misteri bie mbi fatin e komisionit hetimor.
Largimi i mazhorancës nga ky ka bërë që raporti përfundimtarë i tij të shtyhet ose në rastin më të keq të bëhet fare. Shpresohet që ky komision të mos ketë fatin e atyre të meparshëm që asnjherë nuk e kanë arritur misionin e tyre.