RTV Ora – Basha: Politikanët e lidhur me krimin e organizuar duhet të dënohen, jo të shpërblehen

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 0

#rtvora
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se vendi është në udhëkryq dhe e ka nevojë emergjente të çlirohet nga autokracia.

Në një intervistë të thënë për gazetën sllovene "Delo", gjatë vizitës së tij më herët gjatë muajit prill në Lubjanë, Basha thotë se sundimi autokratik në Shqipëri ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

"Pikërisht, për këtë arsye, Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik. Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve" thotë Basha.

Për luftën ndaj krimit të organizuar, Basha thotë se mbi të gjitha duhet vullnet politik.

"Krimi shkon gjithmonë atje ku institucionet publike janë të dobëta dhe ku politika është e gatshme të sakrifikojë të mirat publike për interesat personale" thotë Basha.

"Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve, vijon Basha duke shtuar se "atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë. Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar".

Intervista e plotë

Çfarë mesazhi po përcjellin njerëzit në rrugët e Shqipërisë?

Mesazhi është shumë i thjeshtë - E duam Shqipërinë si e gjithë Europa. Duam të kemi zgjedhje të lira, shtet të së drejtës dhe drejtësi të barabartë për të gjithë. Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit, njerëzit shohin faktin se në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës por një shtet të kapur. Këtë radhë jo nga tirani ideologjike, por nga sundimi autokratik, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Ku është sot Shqipëria?

Në udhëkryq. Është e vërtetë se shumë kemi arritur tridhjetë vitet e fundit, por tani duhet të çlirohemi nga autokracia. Duhet të ndjekim rrugën drejt Bashkimit Europian, e cila është aspiratë e 95 % të shqiptarëve. Atje mund të arrijmë vetëm përmes rrugës europiane, jo me gënjeshtra, intriga dhe mospranim të rregullave të demokracisë. Duhet, së pari, të dënojmë politikanët që janë të lidhur me krimin e organizuar. Kjo duhet te marre fund njëherë e pergjithmonë. Për këtë duhet t?i çlirojmë duart drejtësisë që të bëjë punën e saj dhe së dyti përcaktime të qarta ligjore për të nxjerrë pergjithmonë nga politika personat e lidhur me krimin. Në Shqipëri kemi një rreth të ngushtë njerëzish, që kanë përqendruar në duart e tyre të gjithë vendimmarrjen politike dhe ekonomike dhe s?mendojnë aspak për shumicën e popullit në Shqipëri.

Po thoni fjalë goxha të mëdha, të cilat zakonisht politikanët opozitarë i harrojnë, sapo vijnë në pushtet...

Pikërisht, për këtë arsye, Shqipëria duhet të ndryshojë që nga themeli, që nga organizimi i saj juridik. Drejtësia nuk mund të mbetet më në dëshirat e qeverive, ligjin nuk duhet të jetë monopol i të fortëve dhe të pasurve, por shqiptarët duhet të kenë akses të barabartë në sistemin e drejtësisë. Prej më shumë se një viti vendi s?ka Gjykatë Kushtetuese. Në Shqipëri mbizotë...

Share This Video


Download

  
Report form