#rtvora
Kreu i PD mendon se largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit është e domosdoshme. Sipas Lulzim Bashës kreu i qeverisë po kërkon të uzurpojë Shqipërinë bashkë me bashkëpunëtorët politik dhe bandave të krimit.
Pas fitores politike me rastin e Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama për lidhjen e tij me krimin. Me anë të një vido mesazhi në facebook, Lulzim Basha përsërit akuzat ndaj Ramës dhe 27 bashkëpunëtorëve të tij, që sipas liderit të opozitës po uzurpojnë vendin.
"Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Edi Rama e mbron Valdrin Pjetrin nga zbatimi i ligjit antimafia . Njësoj si Elvis Roshin,Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin! Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!"
Në video Basha përmend 27 politikanët e PS që sipas tij kanë të hapur kartelat me banda e krimit. Largimi i Kryeministrit është zgjidhja sipas kreut të PD, dhe për këtë pritet që në Shtator të nisin edhe protestat e opozitës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-publikon-videon-27-politikanet-e-ps-se-te-lidhur-me-krimin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz