Intervista - Gjyqtarët e lidhur me krimin, Skëndaj: Të dhënat e DSIK dhe ILDKPI s'janë përfundimtare

Ora News Emisione 2018-07-21

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të premten, Komiteti Shqiptar i Helsinkit bëri publike të dhëna të frikshme referuar informacionit konfidencial të marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, sipas të cilave rreth 200 gjyqtarë dhe prokurorë që janë pjesë e sistemit aktual të drejtësisë janë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Kontaktet e papërshtatshme të evidentuara për këto 200 subjekte janë në lidhje me shkaqe të tilla si për krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është na pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit.

Erinda Skëndaj: Rreth 25% e subjekteve nga kontrolli që DSIK ka rezultuar me probleme sa i takon figurës së tyre në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat janë shfaqur në formën e takimeve të papërshtatshme, shkëmbimit të korrespondencës elektronike të papërshtatshme apo në çdo lloj forme tjetër që sipas ligjit të vettingut konsiderohet e papërshtatshme. ILDKPI referoi ndërkohë që rreth 50% e subjekteve të kontrolluara nga ky organ kanë rezultuar me probleme sa i takon fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë apo konfliktit të interesit.

Drejtorja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj, e ftuar në Ora Neës tha se këto të dhëna nuk janë përfundimt5are dhe as të detyrueshme për organet e vettingut.

Erinda Skëndaj: Këto të dhëna nuk janë të dhëna përfundimtare, nuk janë të detyrueshme për organet e vettingut, për KPK pasi ka një jurisprudencë të Gjykatës Kushtetuese e cila ka marrë në shqyrtim ligjin për vettingun kur subjektet e kanë kundërshtuar këtë ligj pranë këtij institucioni dhe kanë thënë se të dhënat që ofrojnë organet ndihmëse janë të dhëna të cilat shikohen në raport me të gjitha provat, faktet dhe dokumentat që KPK ka siguruar gjatë hetimit administrativ të thelluar dhe të specializuar që ky institucion bën.

Pra këto të dhëna edhe pse janë shqetësuese në pamje të parë, sërish nuk janë të dhëna që në mënyrë shteruese vendosin pikën dhe thonë që këto subjekte duhet detyrimisht të përjashtohen nga procesi. Të mos harrojmë që gjyqtarët dhe prokurorët, edhe ata që kanë rezultuar me probleme me pasurinë apo me figurën sipas organeve ndihmëse kanë të drejtë të dëgjohen, të mbrohen dhe të paraqesin fakte dhe dokumenta të cilat më pas mundet që ta çojnë organin vendimmarrës, KPK apo KPA, në një vendimmarrje të ndryshme.

Duke folur mbi ecurinë e procesit të vettingut, Skëndaj vuri në dukje se ka një përshpejtim të procesit përgjatë muajit korrik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjyqtaret-e-lidhur-me-krimin-skendaj-te-dhenat-e-dsik-dhe-ildkpi-sjane-perfundimtare

Share This Video


Download

  
Report form