http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I kthyer tashmë në një traditë, ky panair ka mbledhur qindra vizitorë, të cilët kanë parë nga afër veshjet tradicionale, kostumografinë, gdhendjen e gurëve të çmuar, punimet në dru si dhe artin në lëkurë. Ajo që bien në sy sapo hyn në panair është puna e artizanit nga Kelmendi i Malësisë së Madhe Pjetër Vukaj. Aty pranë mban dhe lahutën, me të cilën luan një pjesë. Janë të shumtë artizanët pjesëmarrës, të cilët kërkojnë që të tilla aktivitete të jenë të jenë më të shpeshta edhe në Shqipëri. Organizatorët tregojnë se panaire të tilla janë shumë të rëndësishme për promovimit e kulturës dhe traditës shqiptare. Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu shpreh shqetësimin për diferencimin financiar nga qeveria e Podgoricës. Sipas regjistrimit të popullsisë më 2011, Komuna e Ulqinit ka 19.921 banorë, ku shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese.