Edi Rama, “qytetar nderi” në Ulqin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje moment i veçante ne nje dite te veçante, si ajo e Komunës se Ulqinit, per kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin kosovar Hashim Thaci. Ne te njëjtën dite u shpallen qytetare nderi te komunës se Ulqinit me motivacionin per rolin historik ne promovimin e paqes dhe dialogut mes vendeve te Ballkanit. Per kryeministrin Rama ky ishte nje moment reflektimi per rrugen e përbashkët te shqiptareve e malazezeve.Edi Rama:E çmoj në mënyrë të posaçme praninë e Presidentit të Malit të Zi në këtë ceremoni që bashkon mua me mikun dhe vëllain Hashim Thaçi, por që bashkon ne të gjithë, si shqiptarë dhe si malazezë, në një moment festiv që është edhe një moment për të reflektuar për rrugën tonë të përbashkët. Në këtë rrugë të përbashkët, pa as më të voglin dyshim, Ulqini është një pikë shumë e rëndësishme referimi dhe një zonë shumë e rëndësishme për bashkimin mes shqiptarëve dhe malazezëve, në këtë rrugë ku së bashku duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian.I emocionuar per këtë vlerësim, zëvendëskryeministri kosovar Thaci u shpreh se Ulqini është urë mes popujve dhe qyteteve. Ceremonisë i parapriu nje takim qe dy personalitetet zhvilluan me kryetarin e komunës, Fatmir Gjeka dhe përfaqësues te pushtetit vendor, ku u vu theksi ne intensifikimin e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë, Kosoves dhe Malit te Zi. Vizita e dy shqiptareve pertej kufirit zgjoi interesin e qytetareve te shumte te Ulqinit, qe kishin dale per t?i përshëndetur.

Share This Video


Download

  
Report form