http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilltarët socialist të Hasit kanë votuar propozimin për të shpallur Gafurr Mazkreu ?Qytetar Nderi?. Mazreku njihet si deputeti i PS-së, i cili në vitin 1997 qëlloi me armë Azem Hajdarin brenda sallës së Parlamentit, duke e plagosur rëndë atë.
Me motivacionin ?Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor?, propozimi u mbështet nga 13 këshilltarët e majtë, ndërkohë që u kundërshtua nga opozita, që braktisi mbledhjen në shenjë proteste.
Vendimi për dhënien e titullit për ish-deputetin socialist Mazreku është konsideruar i turpshëm nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama mësohet të ketë thënë se ky titull nuk duhej propozuar asnjëherë.
?Ç?janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e nuk dimë gjë. Ç?janë këta të zgjedhur vendor që bëkan edhe peticione kundër nesh?, mësohet të ketë thënë Rama.
Kundër këtij vendimi ka reaguar edhe opozita. PD e ka konsideruar të turpshëm dhe akt kriminal vendimin për t?i dhënë Mazrekut titullin ?Qytetar Nderi? të Hasit.